Aksidentet fatale, Veliu: Dy janë akset më problematike

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i pranishëm në konferencën e Ministrisë së Brendshme, ka treguar se cilat janë disa nga njollat e zeza në rrugë që kanë sjellë pasoja fatale për jetët e njerëzve.

Veliu u shpreh se tek rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare në rrugën që të çon në Elbasan vetëm në 3 muaj ka pasur 7 aksidente me pasoja fatale. Ai u shpreh më tej se edhe rrethrrotullimi i Kolonjës në 2 muaj ka pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Për orarin kur ndodhin më shumë aksidente, Veliu tha se janë oraret kur qytetarët nxitojnë të kapin orarin e punës apo kur dalin prej saj. “Janë oraret 8 me 12 dhe 14:17 ku koicidon dhe me largimin nga puna e shoferëve”.

SHKARKO APP