Aksidentet në miniera, Gjiknuri-Bashës: Regjizori i Babales ju rikthye politikës së korbave

Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës, Industrisë dhe Infrastrukturës ka reaguar pas akuzës së kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me sigurinë e minatorëve në punë.

Në një postim në facebook, Gjiknuri shkruan se regjisori i Babales sot i është rikthyer politikës së korbave, ndërsa thotë se qeveria Rama po paguan faturat e vjetra.

”Regjizori i Babalës mbron gjykatat e korruptuara dhe këto të fundit mbrojnë e mbajnë në fuqi leje e licenca të firmosura nga skenaristi i Babales në të cilat ndodhin edhe aksidente me humbje jetësh njerëzore. Një arsye më shumë për të mbështetur fuqimisht reformimin e sistemit të drejtësisë duke i vënë fre dhe spektaklit politik të Lulit në kërkim të kauzave të rradhës”,-shkruan ministri Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i ministrit Damian Gjiknuri

Swiss Digital Mobile Reklama

Regjizori i Babales ju rikthye sot politikës së korbave duke përdorur politikisht fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë gjatë aktivitetit minerar.

Luli e di shumë mirë se ajo çka vazhdojmë ta paguajmë sot është fatura e “babale partisë” së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve.

Në betejën tonë për zhbërjen e këtij parcelizimi kemi revokuar mbi 150 leje por jemi përballur e vazhdojmë të përballemi çdo ditë pa u ndalur me gjykatat e ndryshkura nga korrupsioni.

Regjizori i Babalës mbron gjykatat e korruptuara dhe këto të fundit mbrojnë e mbajnë në fuqi leje e licenca të firmosura nga skenaristi i Babales në të cilat ndodhin edhe aksidente me humbje jetësh njerëzore.

Një arsye më shumë për të mbështetur fuqimisht reformimin e sistemit të drejtësisë duke i vënë fre dhe spektaklit politik të Lulit në kërkim të kauzave të rradhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?