Aksidentet nga ngricat në Korçë, qytetarët dhe opozita akuza bashkisë
Rreth 40 persona përfunduan me lëndime e fraktura në harkun e tre ditëve në Spitalin e Korçës si pasojë e aksidenteve nga ngricat në rrugë. Situata, bëri që qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të akuzojnë Bashkinë për keqmenaxhim.
Në korridoret e Spitalit të Korçës ka ende qytetarë që marrin ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve apo frakturave që morën si pasojë e ngricave në rrugë.
Rreth 40 persona përllogaritet numri i personave përfunduan në spital përgjatë tre ditëve.
Dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Shkak për dëmtimet e qytetarëve u bënë akulli e ngricat në rrugët e Korçës në orët e para të mëngjesit, situatë për të cilën përfaqësuesit e opozitës akuzuan njësinë vendore
Mjegulla dhe ngricat në rrugë u bënë shkak për disa aksidente në juglindje që lanë pas disa të plagosur.