Aksidentet, përcaktohet afati që detyron shlyerjen nga sigurimet

Nga 1 korriku kompanitë e sigurimit duhet të paguajnë demet materiale brenda 28 ditësh kalendarike nga dita e paraqitjes së kërkesës. AMF ka përcaktuar për herë të parë kohën që duhet për të kryer procedurat dhe pagesat. Aranit Muja, aktuar në AMF, thotë se për dëmet materiale, ku futen aksidente automobilistike dhe sigurimet e tjera të jetës dokumentacioni duhet mbyllur brenda 14 ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe po 14 ditë duhet per kryerjen e pagesave nga ana e kompanive. Afati per pagesat e dëmeve shëndetësore është më i gjate, procedura shkon 90 ditë për praktikën e dokumentacionit dhe 14 të tjera duhen për shlyerjen e dëmeve. Në rast refuzimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim. Ne tremujorin e pare te këtij viti kompanitë e sigurimit kanë paguar 12 milionë euro dëme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?