Aksidentet po vrasin shqiptarët, ja shkaku kryesor i përplasjeve fatale në rrugë

Aksidentet automobilistike janë shtuar shumë vitet e fundit, duke rritur ndjeshëm edhe numrin e viktimave.

Vetëm gjatë vitit të fundit janë me qindra aksidente të ndodhura në rrugët e Shqipërisë, me pasojë vdekjen në aksidentet më të rënda si ajo e familjes Preka në Shkodër apo dhjetëra të plagosur.

Por aksidentet me pasoja fatale nuk kanë munguar as këto ditë të nxehta. Rasti më i fundit ishte dje kur një aksident i rëndë ndodhi në Vorë dhe si pasojë dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht paralajmërimeve gjatë sezonit turistik veror në Shqipëri bilanci i aksidenteve tragjike është i lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtori i policisë rrugore, Mitat Tola tha sot për TCH se shkak për këto aksidente është infrastruktura rrugore, e kombinuar me përdorimin e alkoolit dhe tejkalimin e shpejtësisë.

“Nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, fluksi dhe çfarë po shohim që në këtë muaj, prezencë të shtuar të turistëve të huaj janë marrë masat organizative, ka hartuar planet përkatëse të zhvendosjes së patrullave të policisë nga territori i brendshëm i vendit, ku fluksi bie, ose prezenca e njerëzve zhvendoset drejt zonave turistike. Aksi rrugor që ka probleme infrastrukturore, i evidentuar nga policia rrugore është pjesa nga Tirana në drejtim të Krujës, nga Tirana në drejtim të Durrësit, aksi i vjetër rrugor, mosmbarimi në kohë i aksit rrugor që lidh daljen e autostradës me pjesën në hyrje të Vlorës i shkakton shumë probleme shërbimi policor i cili duhet që gjithë këtë fluks ta zgjidhë përsëri me prezencë të shtuar policore, sepse detyrohemi të kemi më shumë prezencë në rrugë, të mbajmë një varg mjetesh, të mos lejojmë parakalimet e gabuara dhe të moderojmë shpejtësinë e drejtuesve të mjeteve”, u shpreh Tola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?