Aksidentet, shqetësimi i shqiptarëve

Një raport i Bankës Botërore konstaton se faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente janë shpejtësia, ndikimi i alkoolit dhe mungesa e mirmbajtjes së automjeteve. Këto shqetësime janë pranuar edhe prej Drejtorit të Policisë Rrugore, i cili u shpreh se po bëhen përpjekje të adresohen problematikat. Rreth 70% e shqiptarëve janë të shqetësuar për aksidentet rrugore. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, deklaroi se këto shqetësime janë reale dhe po shihet mundësia për ti zgjidhur. ”Shqetësues për ne mbetet përceptimi i lartë që drejtuesit e mjeteve kanë për shpejtësinë. Ne jemi defiçitarë dhe po synojmë që edhe me BB të realizojmë një projekt për të identifikuar me mjete dhe teknogji moderne drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?