Aksidentet tragjike, ndërron jetë 25-vjeçari i aksidentuar dje në Elbasan
Aksidentet të shumta kanë përgjakur rrugët e Shqipërisë në ditët e fundit. Saimir Lleshanaku, 25 vjeçari i aksidentuar dje, gjeti vdekjen të shtunën në spitalin e Elbasanit, pasi u përplas nga një makinë.
I riu mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë pak kohë më vonë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Bradashesh.
Policia tha se ka vene ne pranga shoferin e makinës, një 23-vjeçar me iniciale G.H, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
KOHA JONË SONDAZH

