Aksidenti, arrestohet ish-kandidati i PS-së për deputet në Elbasan, Sokol Skura

Një aksident me pasojë vdekjen e një 17 vjeçari ndodhi rreth orës 23:30 të  së premtes, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në afërsi te fshatit Mengel.

Adoleshenti Taulant Kalia është përplasur nga automjeti, i cili drejtohej nga Sokol Skura 36 vjeç nga Librazhdi, por me banim në Tiranë. Sokol Skura është nën-drejtor i ISKSH-së dhe njëkohësisht kandidat për deputet i Partisë Socialiste, në qarkun e Elbasanit.  

  Ai është munduar t’i japë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe madje ka njoftuar ambulancën, por 17- vjeçari nuk ka mundur t’i rezistoje plagëve te marra, duke humbur jetën gjatë kohës qe po dërgohej për në spital. Nga hetimet paraprake, dyshohet se Taulant Kalia ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga makina. Ndërkohë, policia ka ndaluar shoferin e automjetit, Sokol Skurën, deri në përfundim të hetimeve.

SHKARKO APP