Aksidenti fatal me 4 viktima/Drejtori i policisë rrugore: Shkak parakalimi i gabuar
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në aksin Milot-Morinë. Aksidenti tragjik i regjistruar në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I, banues në Kosovë. Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 persona.
Edmond Tarkaj, drejtor i policisë së qarkullimit rrugor, thotë se dyshohet që aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip ‘Citroen’ në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin. Ai tha se është shoqëruar drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.
”Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku ëhstë përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhen në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti Citron që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi”, tha Tarkaj.