Aksidenti fatal me dy viktima/ Policia arreston 40-vjeçarin në Tiranë, dënohet me 7 vjet burg
Aktualitet E Shtunë, 12 Korrik 2025 14:20
Një 40-vjeçar, i dënuar në mungesë me burg është arrestuar në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar Klajdi Ruçi me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky person në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.
Ai u arrestuar në zonën e Shkozës dhe tani do të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata.
KOHA JONË SONDAZH

