Aksidenti fatal në Ksamil, 17-vjeçari doli në kahun e kundërt dhe përplasi motorin e turistëve italianë

Aksidenti tragjik që i mori jetën dy turistëve italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano, ndodhi në orët e para të mëngjesit sot në Sarandë.

Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent, i cili nuk kishte patentë.

Automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorrin. 17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa për shkak të shpejtësisë, duke goditur përballë motorin e turistëve.

SHKARKO APP