Aksidenti horror në Durrës, 20 ditë burg shoferit të furgonit, detyrim paraqitje për atë të autobusit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për dy shoferët e arrestuar për aksidentin e rëndë të së shtunës mbrëma në Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Ramazan Bata.

Gjykata ka vendosur burg me afat 20 ditë për 54-vjeçarin Ferdinand Torozi, drejtuesi i furgonit nga ku u shkëput trupi i pajetë i të riut dhe detyrim paraqitje për 49-vjeçarin Petrit Topalli, shoferin e autobusit poshtë të cilit u gjet motori i viktimës.

25-vjeçari që kishte nisur punë si shpërndarës picash po ditën kur humbi jetën u përplas për vdekje tek “Ura e Dajlanit”. Motoristi është përplasur fillimisht nga autobusi dhe më pas është marrë zvarrë nga furgoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?