Aksidenti i 3 adoleshentëve në Sarandë, ndërron jetë 14-vjeçari i plagosur rëndë

14-vjeçari A. Dervishaj ka ndërruar jetë mesnatën e së hënës në spitalin e Traumës në Tiranë pasi nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të aksidentit të rëndë të datës 22 nëntor.

Adoleshenti ka humbur jetën në spitalin e Traumës ku ai trajtohej në reanimacion prej 22 nëntor kur së bashku me dy bashkëmoshatarë të tij u përfshi në një aksident të rëndë në qytetin e Sarandës.

Nga aksidenti ku ishin tre minorenët, 14-vjeçari, i cili ishte pasagjer në automjetin e përplasur, ishte më i dëmtuari rëndë në kokë.

SHKARKO APP