Aksidenti i eskortës së Berishës, policia: Janë plagosur dy shqiptarë të Kosovës
Mësohet se një makinë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha ka pësuar aksident në autostradën Milot-Thumanë, ku një makinë është futur në kah të kundërt të autostradës. Sipas Policisë së Shtetit, të plagosur kanë mbetur dy shqiptarë të Kosovës.
Njoftimi i plotë
Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L, e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.