Aksidenti i frikshëm tek “21 Dhjetori”, plagosen tre vajza
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë tek “21 Dhjetori”.
Një automjet është përplasur me urbanin e linjës së Vaqarrit dhe më pas ka goditur edhe trafikndarësen.
Mësohet se 3 vajza kanë mbetur të lënduara, dhe janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet, ku autobusi me pasagjerë është përplasur me një makinë, duke dalë në anën tjetër të rrugës.

KOHA JONË SONDAZH

