Aksidenti i rëndë me çiftin në Fier, ndërron jetë burri
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në unazën e brendshme të qytetit të Fierit ku si pasojë u plagosën burrë e grua.
Mësohet se gjatë mesnatës burri ka ndërruar jetë. Ai është 67 vjeçari I.M. Ndërkohë që bashkëshortja e tij është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Këtë kanë pohuar për syri.net burime informacioni nga spitali rajonal Fier.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19 të pasdites djeshme pranë kthesës së ETC në inazën e qytetit Fier
Ndërkohë është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.
Njoftimi
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. B., dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.