Aksidenti i rëndë në Kroaci, mes të plagosurve edhe një vajzë e mitur
Një aksident i rëndë ndodhi sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. 10 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë lënduar.
Sipas medieve të huaja, zyrtarët thanë se autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë.Bëhet e ditur se 44 persona të lënduar u transferuan në spitalet e zonës.
Ministri i Shëndetësisë, Vili Baros, ka deklaruar se në autobus ishin 15 të mitur dhe se një vajzë është në gjendje të rëndë. Përplasja e autobusit ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb dhe kufirit serb.
KOHA JONË SONDAZH

