Aksidenti i rëndë në Milot, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Milot, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në Fushë Milot, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I.T. janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti shkaktoi edhe një trafik të dendur në këtë aks nga Miloti deri në Lezhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?