Aksidenti ku humbi jetën 10-vjeçarja/ Fqinjët: Ishin 4 fëmijë, jetonin vetëm me të atin
Ditën e sotme një 10-vjeçare ndërroi jetë tragjikisht në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë në rrugën “Njazi Meka”. Ndërkohë, sipas dëshmive të fqinjëve, e mitura është përplasur në derë të shtëpisë, ndërsa shoferi që e ka aksidentuar fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur më vonë.
Një banor është shprehur se:
Paralajmërimi është bërë për aksidente, që kur është bërë rruga të shikohet kryqëzimi i rrugës, nuk ka trotuar dhe ecin shpejtë. Rruga është problematike.
Kujtojmë se e mitura jetonte me qira me familjen në këtë banesë prej katër ditësh. Ata ishin katër fëmijë dhe jetonin vetëm me të atin e tyre, pasi prindërit ishin të divorcuar.
Gjithashtu, fqinja tjetër ka thënë se:
Janë me qira, vajza e vogël është 6 vjeçe, jetonte me qira me prindin. Sapo ka dalë nga dera e shtëpisë ka ndodhur gjithçka. Janë 4 fëmijë. Fëmija i parë ka dalë ka kaluar rrugën dhe kanë pritur fëmijët e tjerë. Makina ka qenë një fuoristradë e zezë me 3 burra, s’ka ndaluar, ka ikur por është kapur.