Aksidenti ku u shua 60-vjeçari, arrestohen dy shoferët

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për shkak se gjatë përfshirjes së tyre në një aksident automobilistik ka ndërruar jetë një 60-vjeçar.

Mësohet se gjatë përplasjes pasditen e djeshme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP