Aksidenti me 1 të vdekur,shoferi ishte në telefon kur ra në humnerë
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë me 1 viktimë dhe 9 të plagosur në Gramsh.
Sipas news 24 mësohet se shoferi ka qenë duke përdorur telefonin në momentin që ka humbur drejtimin e minibusit dhe ka rënë në humnerë.
Sipas policisë, minibusi doli nga rruga rreth orës 14:15, duke rënë më pas në një përrua. Nga aksidenti humbi jetën Ledian Lami rreth 30 vjeç banues në fshatin Terrovë të Skraparit, teksa mbetën të plagosur dhe 9 persona të tjerë.
Uniformat blu sqarojnë se të plagosurit janë transportuar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.