Aksidenti me 3 të plagosur në Bilisht, arrestohet shoferi i dehur

Policia e Devollit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme ku si pasojë 3 të rinj mbetën të plagosur në hyrje të qytetit të Bilisht.

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, kjo u vërtetua edhe nga kampinët e gjakut që iu mor pas aksidentit.

Ndërkohë, një prej të plagosurve u dërgua në gjendje të rende drejt Tiranës, pasi ka marrë plagë në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosurit janë shtetasit E.D, 22 vjeç K.M, 22 vjeç A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora News - Bilisht, makina del nga rruga, plagosen tre të rinj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?