Aksidenti me 5 viktima, specialistët: Parakalim i gabuar, rruga nuk kishte ndriçim

5 viktima shkaktoi aksidenti i së dielës në aksin Fushë Krujë-Milot. Për specialistët, mungesa e ndriçimit dhe lagështia në rrugë janë shkaku i aksidentit tragjik, që i mori jetën edhe një çifti të ri.

Njëri nga drejtuesit e mjeteve ka bërë parakalim të gabuar, që në kushtet e lagështisë dhe mungesës së ndriçimit në rrugë ka çuar në përplasjen fatale të dy mjeteve.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy drejtuesit e automjeteve Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç, si edhe dy pasagjerët Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alfred Alushi dhe 34-vjeçarja, Rudina Haka, e cila vdiq pasditen e djeshme në spitalin e traumës në Tiranë.

Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti njihet si një nga akset më të rrezikshme në vend edhe për shkak të parakalimeve të gabuara.

SHKARKO APP