Aksidenti me 6 të plagosur në aksin Elbasan-Peqin, kush është mjekja në gjendje të rëndë (Foto)
Dy makina janë përplasur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papër.
Në aksident janë përfshirë dy makina të tipit Benz dhe Toyota, ndërkohë në ambientet e Spitalit Kirurgjik të Elbasanit janë paraqitur 6 persona, ndërkohë që një nga të aksidentuarit rëndë është një mjeke laborante nga Tirana, e identifikuar si Valbona Tole, raporton gazetarja e Ora News në Elbasan Edisona Skënderi.
Mësohet se, në drejtimin e Benzit ka qenë mjekja, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i saj, mjek okulist. Ata udhëtonin me 3 persona të tjerë në makinë.
Ndërsa tek Toyota ka qenë vetëm shoferi i cili paraprakisht bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.