Aksidenti me 6 të plagosur në Prrenjas, drejtuesi i autobusit: Benzi më preu rrugën, ishte në krahun e kundërt

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin Qafë Thanë – Prrenjas, ku një autobus i drejtuar nga një 51-vjeçar, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, duke lënë të plagosur 6 persona.

Drejtuesi i autobusit është shprehur se mjeti i ka zënë rrugën pasi mori kthesën, duke u futur komplet në sensin e kundër të lëvizjes.

“Unë isha duke zbritur kthesën e Qafë Thanës poashtë, makina që vinte sipër duke ndërruar marrshet, apo s’e di si, duke marrë kthesën më ka prerë rrugën sepse është futur komplet në sensin e kundër të lëvizjes”- tha drejtuesi i autobusit, duke shtuar se “Benzi” nuk ka shpërthyer direkt në flakë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?