Aksidenti me dy viktima, bashkia Kamëz akuza Policisë
Një ditë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kamëz, ku humbën jetën dy persona, bashkia Kamëz u ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa ngre akuza ndaj policisë. Në një njoftim nga Bashkia Kamëz, thuhet se njoftimi është bërë gabim pasi aksidenti nuk ka ndodhur në territorin e saj. ”Përgënjeshtrojmë median, se Bashkisë Kamëz, Policia e Tiranës t’i ketë dërguar shkresa të vazhdueshme për sinjalistikën e rrugëve, të cilat realisht ndodhen në territorin e Bashkisë Tiranë. Është absurde që Bashkisë Kamëz t’i jenë dërguar shkresa për sinjalistikën e rrugëve, të cilat nuk i ka në juridiksionin e saj, atë segment rrugor (kryqëzim) siç raportohet nga policia dhe informohet nga media”,-thuhet në reagimin e Bashkisë.
Njoftimi i bashkisë Kamëz
Shpesh raportohet për ngjarje të kronikës ose jo, si të ndodhura në Kamëz kur realisht kanë ndodhur në Tiranë. Bashkia Kamëz sqaron se territori i Bashkisë Kamëz kufizohet më Bashkinë e Tiranës tek rrethrrotullimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Bashkia Kamëz së pari u shpreh ngushëllime familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin e djeshëm në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje, Bashkia Kamëz sqaron opinionin publik se aksidenti nuk ka ndodhur në territorin e saj, siç ka raportuar dje Policia e Shtetit dhe informuar media, duke e bërë këtë nga dashakeqësia apo ndoshta nga mungesa e informacionit.
Por po ndodh disa herë e njëjta gjë si në rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, ku raportohet për ngjarje të ndodhura në Kamëz, pavarësisht se është në territorin e një njësie tjetër vendore. E kundërta ndodh për ndonjë ngjarje pozitive në territorin e Bashkisë Kamëz, të cilën e raportojnë që ka ndodhur në Tiranë.
Përgënjeshtrojmë median, se Bashkisë Kamëz, Policia e Tiranës t’i ketë dërguar shkresa të vazhdueshme për sinjalistikën e rrugëve, të cilat realisht ndodhen në territorin e Bashkisë Tiranë. Është absurde që Bashkisë Kamëz t’i jenë dërguar shkresa për sinjalistikën e rrugëve, të cilat nuk i ka në juridiksionin e saj, atë segment rrugor (kryqëzim) siç raportohet nga policia dhe informohet nga media.
Dashakeqësia e qëllimshme e mediave apo e Policisë së Shtetit, e cila i informon jo saktë, për të disatën herë, kur ndodhin ngjarje tragjike, në territorin e Bashkisë së Tiranës, në një segment rrugor që është të paktën 2 km në brendësi të Tiranës?! Një segment rrugor i cili jo vetëm që është kthyer në një burim aksidentesh, por edhe është shkas për bllokimin e trafikut.
Në raste të tilla informacionet duhet të saktësohen nga gazetarët, pavarësisht nga burimi i informacionit që mund të jetë edhe abuziv, dhe duke qenë se zbresin në terren për të marrë të dhënat është në misionin e tyre fisnik të informojnë sa më saktë publikun e gjerë për t’u mos mjaftuar me një deklaratë të rreme të strukturave të Policisë së Shtetit si në rastin konkret.
Bashkia Kamëz sqaron se territori i Bashkisë Kamëz kufizohet më Bashkinë e Tiranës tek rrethrrotullimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

