Aksidenti me dy viktima në Levan-Vlorë, gjykata merr vendimin për shoferin
Gjykata e Vlorës ka vendosur të liërë në burg Andrea Karraj. 40-vjeçari u arrestua për aksidentin e ndodhur të dielën në autostradën Levan-Vlorë.
Për pasojë humbën jetën dy të rinj dhe tre të tjerë mbetën të plagosur. Siç raporton gazetari Elton Nika seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykatën e Vlorës dhe relatore ka qenë Vjola Canaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan. Në aksident humbën jetën Ermir Tare 18 vjeç dhe Fiori Duraj 20 vjeç. /abcnews.al