Aksidenti me dy viktima në mbikalimin e Saukut, ja gjendja shëndetësore e të plagosurve
Një aksident me pasoja tragjike u raportua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, përkatësisht në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Saukut.
Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur, pasi një automjet që dyshohet se udhëtonte me shpejtësi ra nga mbikalimi dhe më pas ka rënë mbi kofanon e një makine tjetër. Dy shtetase humbën jetën dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, tre të tjerë.
Mediat bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e një prej të plagosurve është e rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

