Aksidenti me tre të vdekur. Arrestohet shoferi 29-vjeçar, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Kodër Kashar, ku tre persona humbën jetën.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Z. Murati, 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese.

Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, vëllezërit I. Sula 56 vjec dhe B. Sula 53 vjeç si dhe personi tjetër D. Dema 50 vjeç.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi rreth orës 23:30, kur për shkak të masave antiCovid nuk lejohet qarkullimi i mjeteve.

SHKARKO APP