Aksidenti në Athinë, flet vajza e shqiptarit: Babi po nxitonte, ishim vonë
Pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Athinë, kur makina që drejtohej nga një shqiptar mori përpara njerëzit para stacionit të autobusit në lagjen “Metamorfozis”, duke lënë 1 të vdekur e 4 të plagosur mes të cilëve edhe vajzën e vet 9 vjecare, mediat greke zbardhin pjesë nga dëshmia e vajzës.
“Ne ishim vonë në shkollë. Babi po nxitonte. Unë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kam dëgjuar një bam dhe pastaj kuptova, ishim goditur”- ka thene vajza.
Këto ishin fjalët e 9-vjecares, e cila u pyet nga oficerët e policisë që mbërritën për herë të parë në vendin e tragjedisë.
Shqiptari 44-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me stacionin e autobusit, duke lënë të vdekur një 73-vjeçar dhe u plagos lehtë një tjetër i moshuar 78 vjeç.
Nderkohe shoferit shqiptar i janë marrë dhe analizat e gjakut për të verifikuar nese ka qene nen ndikimin e alkoolit teksa ishte ne timon.

KOHA JONË SONDAZH

