Aksidenti në autostradë, pamje nga momenti i përplasjes së autobusit me kamionin

Një autobus pasagjerësh me targa të Kosovës është përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.

Mësohet se autobusi me turistë është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë. Autobusi ishte duke ardhur nga Kosova dhe se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Nga kjo përplasje janë shënuar dëme materiale. Ndërkohë, për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?