Aksidenti në Burrel, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Burrel-Komsi, ku dy persona kanë ndërruar jetë dhe një ka mbetur i plaguar.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur 28-vjeçari Gentian Hani dhe 35-vjeçari me iniciale A.B. Ndërkohë, i plagosuri me inicial E.H, rreth 18-vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit të Tiranës.
Paraprakisht mësohet se makina “Opel sharon”, e cila ishte me shpejtësi është përplasur me një motor dhe më pas ka dalë nga rruga duke aksidentuar tre persona. Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
KOHA JONË SONDAZH

