Aksidenti në Durrës, pas 15-vjeçarit humb jetën dhe shoku i tij i mitur

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një mjet përplasi motorin ku udhëtonin dy të mitur.

Pas 15-vjeçarit që ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ka vdekur në spitalin e Durrësit 13-vjeçari, që drejtonte mjetin, gjendja e të cilit ishte mjaft e rëndë prej mbrëmjes së djeshme.

Mjekët e kanë pasur të pamundur që të shpëtonin jetën e 13-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit me inicialet Xh. M, dhe e ka marrë në pyetje në lidhjet me rrethanat që ka ndodhur aksidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë errësira në rrugë, ndërkohë që të miturit udhëtonin me një motor të modifikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?