Aksidenti në Maminas, shpallet në kërkim pronari i benzit, ja emri

Eshtë shpallur në kërkim një person për aksidentin ku humbën jetën dy persona. Mjeti benz dyshohet se goditi taksinë nga mbrapa. Targa e mjetit AA 060 SP është i pëket shtetasit Fatjon Zhaporja dhe mjeti është blerë para një muaji.
Ai mendohet se udhëtonte në makinën e tij me një tjetër person dhe mendohet se ka qenë ai drejtues i mjetit.
Policia e Durrësit dyshon se Benzi ka goditur taksinë nga mbrapa dhe taksisti për të devijuar është futur në një karburant. Por, pasi ka ndodhur aksidenti që shkaktoi vdekjen e të personave në taksi, shoferi i Benzit është larguar dhe ndoshta, edhe të tjerë që kanë qenë me të.

Sa i përket ngjarjes së mbrëmshme, kur në aksident rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, humbën jetën një taksist nga Durrësi dhe pasagjerja 23-vjeçare që ndodhej në mjetin e tij, burimet i thanë “DurrësLajm” se e reja Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?