Aksidenti në Mamurras, 5 të plagosur
Tre motra dhe një burrë u plagosën rëndë pas përplasjes së dy makinave me të cilat po udhëtonin.
Aksidenti automobilistik ndodhi tek vendi i quajtur mbikalimi i Patokut, në rrugën Fushë Krujë – Milot.
Nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje, por siç shikoni dhe nga pamjet, ajo ka qenë e fortë. Në njërën makinë udhëtonin tre motra, kurse në makinën tjetër një vetëm drejtuesi i mjetit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa autombulanca nga Lezha, Fushë Kruja dhe Laçi. Nga informacionet e deritanishme të plagosurit janë rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

