Aksidenti në Peshkopi/ Udhëtonin me motor, humb jetën çifti
Aksident me pasojë vdekjen e dy personave në aksin Maqellarë-Peshkopi. Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit, një 34-vjeçar.
Ndërkohë i plagosuri, që ishte duke udhëtuar me 34-vjeçarin në motor, është dërguar në spital, por nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve.
Sipas informacioneve më të fundit, viktimat janë bashkëshortë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lajm në vazhdim…
KOHA JONË SONDAZH

