Aksidenti në punë. 2 të plagosur në një godinë pranë Presidencës
Dy persona kanë mbetur të palgosur gjatë punës në ndërtim.
Ngjarja ka ndodhur pas presidencës, në një objekt në ndërtim. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht me ta, por të aksidentuarit në punë janë dërguar me ambulancë për të marrë trajtim në spital.
Pritet që policia të japë një njoftim zyrtar për ngjarjen, dhe nëse ishin të garantuara kushtet e sigurisë në punë nga kompania përgjegjëse e ndërtimit.
Sipas burimeve paraprake nga policia, punëtorëve u ka rënë gurë në kurrizë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndëkohë, mësohet se janë shoqëruar disa punëtorë të tjerë për t’u marrë në pyetje.