Aksidenti në Sarandë/Turistja humb jetën, rëndë i shoqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, pranë vendit të njohur si ”Hidrovori”. Një makinë është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë. Burimet bëjnë me dije se turistja italiane ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës. Siç shihet edhe në pamje, dallohet trupi i turistes italiane që ka mbetur shtrirë përtokë. Në rrugë duket edhe motori ku po udhëtonin dy turistët italianë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?