Aksidenti në Vlorë, kush është 23-vjeçarja nga Fieri që humbi jetën, shoqja rëndë në spital. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes
Një 23-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë vendit të quajtur “Kripa”.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se mjeti tip “Hyndai” me targa AA163XO me të cilin udhëtonin Anxhela Çapo dhe Silvana Muho është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. Përplasja ka qenë fatale për 23-vjeçaren që drejtonte mjetin, Anxhela Çapo e cila ka humbur jetën në vend. Shoqja e saj është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Mehmeti për “BalkanWeb” makina ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është totalisht e shkatërruar. Në vend kanë qenë forca të shumta policie dhe zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të resë dhe të plagosurës.