Aksidenti që i mori jetën! 21-vjeçarja kishte shkuar për vizitë tek tezja, studionte për infermieri

21-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion, është nga Shqipëria. E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmurë dhe do të bëhej operim. ”Unë nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë jetoj këtu dhe ajo erdhi për të takuar tezen e vet, gruan time. Gruaja do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time, ndërsa mbesën e lash në shtëpi me dy djemtë e mi”.

 

SHKARKO APP