Aksidenti që i mori jetën 36-vjeçarit në punë, gjykata lë të lirë përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit
Prokuroria ka kërkuar për Flamur Pallën dhe Aurel Zymën masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata për ngjarjen e ndodhur më 3 janar ku humbi jetën Elvis Josifi 36 vjeç, në punë e sipër.
Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36-vjeçarit dhe plagosjen e kolegut të tij.
Josifi humbi jetën pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen.