Aksidenti që shoi familjen Gushi, del ekspertiza. “Audi” ishte me këtë shpejtësi
Pak ditë më parë, një aksident tragjik u regjistrua në aksin Fier-Vlorë, ku familja Gushi prej 4 anëtarësh u shua. Sot ka dalë ekspertiza dhe del që shoferi 22-vjeçar që shkaktoi këtë tragjedi, Igli Madani ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë sesa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë. Ai u la në burg pa afat nga gjykata, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.
Motra e viktimës, Silvana, thekson ndër të tjera se familja e të riut që shkaktoi aksidentit, Igli Madani nuk i kanë kontaktuar për t’i ngushëlluar. Ato shprehen se nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi. ”Familja e personit që kishte mjetin Tip Audi nuk na ka kontaktuar, nuk ka shprehur ngushëllime! Ne nuk duam hakmarrje, ne duam drejtësi”.
Nëna e Silvana Gushit nuk kërkon hakmarrje, por vetëm drejtësi. “Unë nuk dua më t’i pres më ata. Të më trokiste në dorë dhe të kërkonte falje. Ai do më vinte mua, po unë nuk do ja prisja kokën se nuk jam hakmarrëse. Dua vetëm të vendoset drejtësi, të shkojë në burg të vuaj dënimin. Më mori dhëndrin 44-vjeç, më mori vajzën 33-vjeç dhe më mori mbesat 14 dhe 9 vjeç”, tha e ëma e 33-vjeçares. Daja i Silvanës, tha se babai i Iglit duhet që t”u shkonte të kërkonte falje për krimin që bëri djali i tij. më tej ai ka thënë se drejtësia duhet që të veprojë në përputhje me ligjin.