Aksidenti që shuajti familjen me 4 pjesëtarë, eksperti Luzi: Masat që duhet të merren

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Arben Luzi, shpjegoi rrethanat sesi ka ndodhur aksidenti që i mori jetën familjes prej 4 anëtarësh që po ktheheshin nga Greqia për të kaluar pushimet verore. Për të makina tip ”Audi” ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe e ka goditur mjetin tip ”Toyota” në pjesën e pasme, në anësoren e majtë.

Luzi thekson se të dy makinat kanë dalë nga korsia e rrugës, në anën e djathtë ku janë dhe mbetjet kryesore. Ndër të tjera, eksperti tha se kur ka një ose më shumë jetë të humbura dënimi i shoferit të mjetit tip ”Audi” i kalon në vlerat maksimale të nenit të Kodit Penal.

Në lidhje që të ulet numri i aksidenteve dhe parandalimi i tyre, eksperti nënvizon se duhet të ndryshojë skema e qarkullimit. Një sugjerim vjen nga eksperti, sipas të cilit kamionët duhet të lëvizin natën, pasi krijojnë trafik dhe bëhen burim aksidentesh.

“Duke parë sekuencat filmike, grupi hetimor ka bërë të gjitha procedurat e nevojshme hetimore dhe do të bëhen ekspertimet autoteknike dhe teknike të ngjarjes të cilat do arrijnë në konkluzionin çfarë ka ndodhur. Por me këtë që shikoj mënyrën e goditjes së mjeteve, dëmtimeve dhe rruga në të cilën ka ndodhur dhe po t’i analizojmë, të marrim rrugën. Rruga është segmenti rrugor Levan-Vlorë, ndër segmentet e pakta që janë në autostradë në Shqipëri. Kjo rrugë ka shpejtësi të lejuar 110, shpejtësi e rendit të lartë.

Megjithatë nga ato që janë parë deri tani, me këtë hapësirë që është 100 metra, shikojmë dëmtimet e mjeteve, të Audit nga para, ndërsa mjeti tjetër është i goditur në pjesën e prapme, në anësoren e majtë të tij. Kjo tregon që mjeti ”Audi” e ka goditur mjetin ”Toyota” në pjesën e prapme majtas. Të dy së bashku ka ndodhur që kanë dalë jashtë rrugë, drejtuesi i mjetit të markës ‘Audi’ e ka goditur këtë mjet në korsinë e krahut të djathë ku janë dhe mbetjet kryesore.

Për shkak të shpejtësisë që zotëronte mjeti ”Audi” e cila është më e lartë se mjeti ”Toyota”, të dy mjetet kanë dalë dhe kanë humbur jetën gjithë familja. Shpejtësia ka qenë mbi normat e lejuara. Kur ka një ose më shumë jetë të humbura dënim i kalon në vlerat maksimale të nenit të Kodit penal”, u shpreh eksperti.

SHKARKO APP