Aksidenti që tronditi shqiptarët, çifti Konomi në gjendje të mirë. Mjeku: Nuk riskojnë të invalidizohen

Aksidenti i çiftit Vilma dhe Arjan Konomi, të cilët u përplasën tek vizat e bardha nga një një makinë tip “G Class” në Rrugën e Kavajës, tronditi shqiptarët, por lajmi i mirë është se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas 10-ditëve nën trajtim intensiv në spital, prindërit e foshnjës tre muajshe e kapërcyen rrezikun për jetën dhe sipas mjekëve, nuk riskojnë të invalidizohen. Vilma dhe Arjan Konomi u aksidentuan të dielën e tetë majit pak pas mesditës teksa kalonin në vizat e bardha bashkë me vajzën e tyre, tre muajshe e cila u erdhi në jete pas 20 vitesh pritjeje

Vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në pritje të dali nga spitali me prindërit e saj. Vilma është vetë mjeke, kjo në qendrën shëndetësore në Vorë dhe Arjani është drejtor i sporteve në Ministrinë e Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?