Aksidenti tragjik me dy viktima në Paulesh, tre prej të plagosurve dërgohen te Trauma

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje në Paulesh ku humbën jetën dy persona, nënë bir.

Raportohet se tre prej pesë të plagosurve jane derguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.

Viktimat nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e djeshëm janë K. Shahini, 33 vjeç dhe F. Shahini 55 vjeçe, nënë e bir.

Shkak i aksidentit me bilanc tragjik në Paulesh të Peqinit mendohet se ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident i favorizuar edhe nga lagështia në rrugë.

SHKARKO APP