Aksidenti tragjik me mjetin e këngëtarit grek, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar Antonio Daja në Menidi të Greqisë. Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi. Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

SHKARKO APP