Aksidenti tragjik. Mes viktimave edhe një fëmijë i mitur, momentet kur trupat transportohen me ambulancë
Katër persona të së njëjtës familje kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë. Mes viktimave është edhe një fëmijë i mitur.
“Panorama” ka siguruar pamje nga aksidenti i rëndë, ku shfaqen momentet kur trupat transportohen me ambulancë.
Viktimat e së njëjtës familjeje kanë qenë në makinën tip “Toyta”, e cila është përplasur fuqishëm nga pas nga një mjet tip “Audi”. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona që udhëtonin me makinën “Audi”, të cilët po transportohen në spital.
Njoftimi i plotë
Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe dy fëmijë të mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.