Aksidenti tragjik, mjeku: 6-vjeçarja në operacion, nëna kaloi rrezikun

Nëna 29-vjeçe dhe vajza e saj e vogël vetëm 6-vjeçe, ndodhen në trajtim intensiv në spitalin e Traumës në Tiranë. Valbona Ndreu dhe dy vajzat u përplasën nga një makinë mëngjesin e sotëm tek shinat e trenit në rrugën e Kamzës, ndërkohë që vajza tjetër, 7-vjeçe humbi jetën në vendngjarje.

Mjeku i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Rasim Madani përditëson informacionin mbi gjëndjen shëndetësore të nënës Valbona dhe vajzës së saj të vogël 6-vjeçare.

“Nëna dhe vajza e mitur jashte rrezikut për jetën”,-tha mjeku. Vajza e mitur do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje neurokirurgjikale. Edhe gjendja shëndetesore e nënës së vajzës, nuk paraqet rrezikshmëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?