Aksidenti tragjik në Itali/ Humbi kontrollin e makinës, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në spital. Ai ishte shtruar mëngjesin e së dielës pasi ishte përfshirë në një aksidnent me makinë në Venecia të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të së dielës ku i riu shqiptar, sëbashku me 4 shokët e tij, duke udhëtuar me makinë, kanë humbur kontrollin e për pasojë janë përplasur me barrierat anës rrugës.

Të rinjtë u dërguan në spital, por 19-vjeçari shqiptar nuk ka arritur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Po ashtu bëhet e ditur se në makinë udhëtonin 5 persona, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit.

SHKARKO APP