Aksidenti tragjik në Velipojë, në koma vajza 10-vjeçare
Tragjedia e familjes së Edmond Gjergjit është thelluar e rënduar. Fëmija e tretë, vajza 10-vjeçare, po mbahet në jetë me aparatura, pasi truri dhe truri nuk i funksionojnë më.
Shefi i Urgjencës së Shkodrës, Astrit Lahi i Shkodrës ka sqaruar lajmin e dhënë mëngjesin e djeshëm në media se vajza kishte vdekur.
Sipas tij, 10-vjeçarja nuk ka vdekur, por po mbahet në jetë me aparatura. Truri dhe trupi i saj nuk funksionojnë më dhe shpresat për të jetuar janë të vogla; rikthimi në jetë është thuajse i pamundur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Velipojë, në zonën e plazhit. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën kryefamiljari Preka, dhe dy fëmijët e tij, 9 muajsh dhe 5-vjeç, ndërsa vajza tjetër e çiftit ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Gruaja ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

